Friday, February 15, 2008

Loja me libra

Shkruan: Bardh Frangu,shkrimtar nga Ferizaji/Kosovë

Viteve të fundit librat botohen pa vlerë dhe pa kriter. Ato tashmë kanë prishur kuptimin e mitit që kishin dhe janë bërë si albumet e fotografive personale. Në këtë krizë të thellë vlerash kemi arritur stadin, kur si shqiptarë - o jemi këngëtarë, o shkrimtarë! Libri që rastësisht më ra në dorë, nuk do të ishte objekt i këtij shkrimi sikur të ishte ndonjë botim privat i autorit, sepse secili ka të drejtë ta përdorë letrën sipas nevojës. Libri është botuar në kuadër të botuesit “Zgjimi”, në Ferizaj, botim ky që vepron që nga vitet 70 në kuadër të klubit letrar të qytetit “De Rada” dhe që në një mënyrë ishte krah i mirë i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku konkurrenca për botim ishte tepër e madhe. Në kuadër të këtij botuesi janë botuar dhjetëra libra me vlerë, kryesisht të autorëve ferizajas. Pas lufte ky botues nisi të keqpërdoret në mënyrën më bizare. Në kuadër të tij nisën të botohen libra pa vlerë dhe pa kriter.



Libri i fundit që doli në kuadër të këtij botimi është ai i poeteshës së re, Afërdita Shabani, me titull shumë prozaik “Kur dielli perëndon errësira ofrohet”. Nuk është se ky libër duhet të merret si mostër për të dëshmuar mungesën e kriterit të këtij botimi, por është tipik për faktin se vetëm në më pak se një faqe tekst, përkatësisht në hyrje të librit, gjejmë jo më pak se 28 gabime gjuhësore, pa përfshirë këtu gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe ato sintaksore. Kjo është shumë dhe e pafalshme për njerëzit e një botuesi. Mbase ky fakt do të duhej të bënte një skandal kulturor.

Poetesha e re nuk ka faj për këtë. Ajo ka mundur edhe të mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe në një nivel të tillë. Ajo, si nxënëse e klasës së XII të shkollës së mesme, është mjaftuar me talentin që ka, të cilin edhe e dëshmon në libër. Ajo ka pasur nevojë për ndihmë dhe për përkrahje, por një gjë të tillë nuk e ka gjetur. Përgjegjësinë për këtë e bartë botuesi, përkatësisht redaktori, shkrimtari Rrahim Sadiku, njëherazi përgjegjës për kulturë në komunën e Ferizajt, i cili edhe e ka nënshkruar këtë libër në emër të redaktuarës. Gabime gjuhësore ka me bollëk edhe nëpër poezitë e këtij libri të papërpunuar, por faqja e parë e tij, e cila ka kuptimin e një prologu, vërtet bën shembullin më tipik të lojës me libra tek ne.

Burimi:http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=4115-3877:78

(Autori është anëtar i Lidhje se Shkrimtareve te Kosoves si dhe korespomdent-gazetar në "Ekspress" te Prishtines).

E-mail:bardh.frangu@hotmail.com dhe bardh.frangu@gazetaexpress.com

Cka ka te re ne kulturen letrare te Kosoves?

Rrahim Sadiku eshte gazetar dhe anetare i Kryesise se Lidhjes se shkrimtareve te Kosoves.
Ka qene i burgosur politik,por sipas informacioneve qe kemi si i burgosur politik(ne burg)ka qene i privilegjuar nga organet e burgut ngase i njajti ka patur maqine shkrimi ne burg.Ka denoncuar (shqiptaret)shoket e burgut.Deshmija me e mire eshte edhe e nje te burgosuri nga Ferizaji me mbiemrin Berisha ,vella i shkrimtarit tone te mirenjohur Agim Berisha ...(agimi_berisha@hotmail.com).

Rrahim Sadiku ,ka shume profesione.Ka qene korespondent i Gazetes Rilindja nga Ferizaji,gazetar ushtarak ne nje gazete ushtarake (te APJ-se) ...I burgosur politike...por edhe denoncues dhe bashkepunetor i gardieneve (udbes) jugosllave...

Ne vitet 90-ta ka patur nje firme per shitjen e kafsheve ne Shqiperi,ku ka psuar fiasko...saqe peng per borgje (te mishit) ka qene i detyruar ta lene edhe vajzen e tij legjitime ne Tirane...Ne zgjedhjet e vjeme nga nje klan mafioz(i shkrimtareve te regjionit te Ferizajit)eshte zgjedhur anetar i Kryesise se Lidhjes se shkrimtareve te Kosoves...

I njajti koheve te fundit eshte bere shume i zeshem duke sulmuar vete kryesine sepse qellimi i disa anetareve te Kryesise se LSHK(Adem Gashi,Rrahim Sadiku etj) eshte qe t'i rrexojne nga postet njerezit e ndershem -kryetarin dhe sekretarin e Kryesise se LSHK(Mr.sc.Kadrush Radogoshin,kryetar dhe prof.dr.Shyqri Galicen,nenkryetar ne LSHK)...ne menyre qe te mirret kalaja(LSHK) nga grupi mafioz i shkrimtareve dhe te keqperdoren qindra mija euro(rreth 600.000 euro) nga Klani i Rrahim Sadikut...nepermes QMI-se dhe AKM...

Ne ndihme Rrahim Sadiku e ka edhe klanin e PEN-it Kosovar ne krye me prof.dr.Basri Capriqin ,nje agent i rrezikshem jugosllave .Peni eshte i regjistruar ne Beograd...,e jo ne Qeverine e Kosoves...

Ketyre ne ndihme ju kane dale edhe disa gazetare ne Zeri ditor ,udbashin me nofken ne SUP-in e Prishtines ne vitet 80-ta ,si "Agimi 13"e qe eshte dora vete Zenun Celaj ,zevendes kryeredaktor i Zerit ditor ) si dhe njefare Ibrahim Kadriu,shkrimtar ,
redaktor kulture ne Zerin ditor (ish kumbare i shovenistit shkja Dushan Ristiqi)...

Marre si ta marresh gjendja ne LSHK eshte tejet e acaruar...Paradoksi me i madh eshte kur keto dite nga Ministria e Kultures se Kosoves (per vitin 2007) fitojne cmimet vjetor per te arrrirat letrare -njerzit e ish regjimit jugosllave:Akademik prof.dr.Enver Gjergjeku,anetar i Kryesise se Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavsie dhe prof.dr.Agim Veli Deva.
Ky i fundit ka vjele shume para nga USAID-i ,por lexuesit jua perkujtojme edhe nje poezi te felliqte te Agim Deves ,evjershe qe e shane SHBA-ne dhe kryetarin e ndjere amerikan R.Reganin.

AGIM DEVA
>
> USA DHE MUSA
>
> Nuk di ky im shoku Musa,
> Ku e gjet atë këmishë të blertë;
> N’shpinë të këmishës
> Shkruante – USA,
> Dilte n’korzon me të Musa,
> Zgataraqej, -
> Hund’t – përpjetë!
>
> Vërtet këmishë të bukur kishte,
> Këtë stil e kish n’dëshirë,
> Me ca pulla lëkure ishte,
> Epoleta,
> Xhep,
> Zinxhirë,
> Dilte n’korzo me të Musa,
> Kush s’i tha as keq – as mirë!
>
> Dhe kaluan disa ditë –
> Regani sulmoi Libinë,
> Me kthetra ia grithi diellin,
> Gadafit ia vrau – fëminë,
> Ia vrau – gratë,
> Ia vrau – lirinë;
>
> Bulevardet ia shkatërroi,
> Dhe pallatet varg e varg,
> Sheshet me bomba ia shtroi,
> Kërdi bëri
> Por - nga larg,
>
> T’nesërmen n’televizor,
> Doli mu si orator
> Bashkë me grua e qen në dorë,
> T’i flasë botës kah ia mban,
> Me qen t’vet qeni Regan!
>
> Një inat Musën e kapi,
> Nxori këmishën nga dollapi,
> Dhe a dini ç’bëri Musa?
> E dogj këmishën
> Bashkë me – USA.
>
> Iu dhimbtë çunit pakëz këmisha,
> Por iu duk e larë me gjak,
> Iu dhimbsën pak
> Epoletat,
>
> Por s’iu dhimbtë
> USA – aspak!
>
> (Marrë nga libri Agim Deva: “Usa dhe Musa”, “Rilindja”, Prishtinë, 1987,
> recensent: Ali Podrimja, drejtor: Nazmi Rrahmani, fq. 58-60).
>
>

No comments: