Sunday, April 6, 2008

Reagim i zëdhënësit të FBKSH-së z. Gafurr ADILI(Botuar në Shqipëria sot)

Tiranë,31.03.2008: I nderuari Zoti Sali BASHOTA !

Me deshirën më të madhe për mirëqenien Tuaj, të familjes Suaj të lartnderuar dhe të të gjithe bashkëveprimtarëve Tuaj, me lejo që të të them se as nuk kam patur dhe as nuk kam kohë që të merrem me një luftë virtuale (interneti) që po zhvillojnë disa njerëz, sepse jo vetëm që nuk kam kohë por edhe e urrej këtë luftë virtuale, e cila nuk i bashkon shqiptarët por përkundrazi i percan edhe më shumë.

Kurse, deviza e FBKSH-së, pas misherimit të idese së ribashkimit kombëtar, ka qenë dhe mbetet minimizimi (në pamundësi për ta c'rrenjosur tërësisht) i përcarjes ndërshqiptare, të cilën na e kanë mbjellur armiqtë tanë sllavo-greke, sipas devizes së tyre "përcaje e sundo!".

Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj.

Me respekt dhe konsiderata të larta atdhetare !
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH-së.
Tiranë, 31 mars 2008.


Botuar më datën 1.4.2008 në webin www.albania-today.com
_______________________________

No comments: